Biden: Në Amerikë nuk do të mbizotërojë urrejtja

Presidenti demokrat premtoi të punojë me shumicën e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, për çështjet që mund të arrihet një marrëveshje

Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti Joe Biden deklaroi të hënën se “në Amerikë, nuk do të mbizotërojë urrejtja”, ndërsa kujtoi jetën e Pastorit Martin Luther King Jr., në ditën kombëtare që përkujton aktivistin e vrarë të të drejtave civile dhe përpjekjet e tij për drejtësi dhe të drejta të barabarta për afrikano-amerikanët në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në Uashington përpara udhëheqësve të Rrjetit për Veprim Kombëtar, një grup i të drejtave civile, Biden tha se amerikanët “nuk duhet të lodhen kurrë së bëri atë që është e drejtë”, shkruan VOA.

Ai përmendi veprimet që ka ndërmarrë për ta përmirësuar jetën e afrikano-amerikanëve gjatë dy viteve të para të presidencës së tij, por shtoi se “kemi ende shumë punë të papërfunduar. Nuk mund të rrimë në heshtje”.

Presidenti demokrat premtoi të punojë me shumicën e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, për çështjet ku mund të arrihet një marrëveshje.

Ai, gjithashtu, tha se do të vendosë veton ndaj projektligjeve që mendon se do t’i dëmtonin familjet e klasës punonjëse.

Ai kritikoi republikanët për miratimin javën e kaluar, të një mase që synon të heqë 80 miliardë fonde të reja që ishin caktuar për agjencinë e taksave IRS, duke thënë se mungesa e inspektorëve të rinj në këtë agjenci “do të ulte taksat për super të pasurit”.

Republikanët thonë se fondet e reja do të sillnin inspektime të rënda për bizneset e vogla dhe për taksapaguesit me të ardhura të mesme. Ai gjithashtu kritikoi një thirrje të disa republikanëve për vendosjen e një takse kombëtare për pothuajse çdo mall që shitet, si dhe për heqjen e tatimit mbi të ardhurat.

Presidenti Biden tha se rimëkëmbja e Shteteve të Bashkuara nga vështirësitë e thella ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit ka hedhur themelet për një ekonomi më të fortë, me më shumë barazi për dekadat e ardhshme.

“Papunësia në radhët e afrikano-amerikanëve është në nivelin më të ulët historik”, tha ai. “Pagat për punonjësit afrikano-amerikanë janë rritur. Kanë qenë dy vitet më të mira për krijimin e bizneseve të vogla, përfshirë bizneset e vogla afrikano-amerikane”.

“Po zgjerojmë përpjekjet për të krijuar pasuri të trashëgueshme ndër breza për afrikano-amerikanët, si çdo person tjetër që ngre pasurinë e tij”, tha Presidenti Biden.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika