Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, duke e shndërruar në ligj.

Në paketë përfshihen edhe nene që do të detyrojnë median sociale, TikTok, të shitet apo ndalohet në SHBA.

Njoftimi shënon një betejë të gjatë me republikanët në Kongres sa i përket ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Ne u bëmë bashkë dhe e arritëm këtë”, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se brenda orësh do të nisin dërgesat me ndihma ushtarake për në Ukrainë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, pjesa e parë e ndihmës për Ukrainën – që ka vlerë të përgjithshme prej 61 miliardë dollarësh – do të nisë së ekzekutuari brenda orësh. Aty përfshihen aftësi të mbrojtjes ajrore, municione për artileri, autoblinda dhe armë të tjera që do t’iu dërgohen forcave ukrainase të cilat po përballen me pushtimin që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

Në paketën e ndihmës po ashtu përfshihet ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – po vazhdon.

Biden tha se Izraeli duhet të sigurojë që ndihma humanitare për palestinezët, që parashihet në ligj, të arrijë në Gazë “pa vonesa”.

Paketa e ndihmës për Izraelin, Ukrainën dhe aleatët e tjerë të SHBA-së ishte bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtimit të republikanëve të ekstremit të djathtë.

Megjithatë, më 18 prill Dhoma e Përfaqësuesve arriti të kalojë projektligjin, i cili më pas u dërgua në Senat për miratim. Senati e miratoi atë të martën, më 23 prill./REL

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika