Biden: Nuk do ketë marrëveshje për tavanin e borxhit vetëm me kushtet e republikanëve

Presidenti Biden tha se shpresonte që McCarthy të jetë i gatshëm për rifillimin e negociatave, pasi ai të kthehej në Shtetet e Bashkuara

Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve duhet të ndryshojnë qëndrimet e tyre ekstreme në bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit, të cilat për momentin kanë ngecur.

Duke folur për gazetarët pas takimit të nivelit të lartë në Japoni, përpara se të nisej drejt Shteteve të Bashkuara, Biden tha se nuk do të ketë një marrëveshje për të shmangur dështimin amerikan për të paguar borxhet, bazuar vetëm tek kushtet e republikanëve.

Në përpjekje për të rifilluar negociatat për buxhetin, Presidenti Biden planifikon të zhvillojë një bisedë telefonike me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, gjatë udhëtimit nga Japonia drejt Uashingtonit, shkruan VOA.

Udhëheqësit botërorë në takimin e nivelit të lartë të 7 vendeve më të pasura të botës në Hiroshimë, shprehën shqetësim mbi pasojat ekstreme që do të kishte një dështim i Shteteve të Bashkuara për të paguar detyrimet e saj financiare.

Presidenti Biden tha se shpresonte që McCarthy të jetë i gatshëm për rifillimin e negociatave, pasi ai të kthehej në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy tha përmes një postimi në rrjetin Twitter të shtunën se ishte Shtëpia e Bardhë e cila po bënte hapa prapa në procesin e negociatave.

Negociatat mes Shtëpisë së Bardhë dhe republikanëve në Kongres në lidhje me rritjen e tavanit të borxhit federal prej 31.4 trilionë dollarësh dështuan të premten, ndërsa afron afati përfundimtar më 1 qershor.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve këmbëngulin për uljen e shpenzimeve federale para se të pajtohen për rritjen e tavanit të huamarrjes nga qeveria.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika