Biden: Nuk pres që Kina t’i ofrojë armë Rusisë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pret “iniciativë masive” prej Kinës për t’i ofruar armë Rusisë, e cila po lufton ndaj Ukrainës

Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pret “iniciativë masive” prej Kinës për t’i ofruar armë Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Komentet e tij vijnë disa ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka thënë transmetuesit amerikan CBS, se Kina është duke “shqyrtuar mundësinë e dërgimit të mbështetjes vdekjeprurëse” te Moska, duke nisur nga “municioni e deri te armët”.

Pekini i ka hedhur poshtë deklaratat.

Në një intervistë televizive të transmetuar më 24 shkurt, Biden duket se ka tërhequr mbrapsht komentet e Blinkenit.

“Nuk pres – nuk kemi parë diçka të tillë ende – por nuk pres iniciativë masive nga ana e Kinës për t’i ofruar armë Rusisë”, ka thënë ai.

Biden e ka përmendur një bisedë që e ka zhvilluar me presidentin kinez, Xi Jinping në verën e kaluar, ku, sipas tij, i ka bërë të qarta pasojat nëse i ofrohen armë Rusisë.

“Pa ndonjë miratim qeveritar, 600 korporata amerikane e kanë lënë Rusinë – nisur nga McDonald’s e deri te Exxon”, është cituar t’i ketë thënë Biden presidentit kinez, shkruan rel.

“Dhe i kam thënë, ‘nëse edhe ju përfshiheni në këtë brutalitet, të mbështetjes së brutalitetit që është duke u zhvilluar, ju mund të përballeni me pasoja të njëjta’”.

I pyetur nëse Kina do të tejkalonte vijë të kuqe, në rast se Pekini i ofron armë Rusisë, Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara “do të përgjigjeshin”.

“Do të ishte qasja e njëjtë sikur për të gjitha shtetet e tjera. Me fjalë të tjera, ne do të vendosnim sanksione të ashpra ndaj secilit që vepron ashtu”.

Aleatët e Ukrainës kanë përdorur sanksionet dhe bllokadat tregtare për të ngufatur aftësinë e Rusisë për të blerë më shumë armë, apo për të prodhuar më shumë në tregun e brendshëm.

Ndryshe, lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës, kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika