Biden: Populli ukrainas ka frymëzuar botën me guximin dhe përkushtimin ndaj lirisë

Joe Biden ka uruar popullin e Ukrainës për Ditën e Pavarësisë dhe ka ritheksuar mbështetjen e ShBA-së për popullin ukrainas

Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar popullin ukrainas për Ditën e Pavarësisë.

Ai nëpërmjet një postimi në Twitter tha se populli ukrainas ka frymëzuar botën më guximin dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë.

“Populli ukrainas ka frymëzuar botën me guximin dhe përkushtimin e tyre ndaj lirisë” ka shkruar Biden.

Ai ka theksuar mbështetjen që do të ofrojë ShBA-ja për mbrojtjen e sovranitetit dhe demokracisë së popullit të Ukrainës.

“Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë t’i mbështesim ata ndërsa mbrojnë sovranitetin dhe demokracinë e tyre” ka përfunduar Biden.

Populli ukrainas ka marrë urime edhe nga presidenti i Francës Emanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, ku të dytë udhëheqësit, përveç urimeve për Ditën e Pavarësisë, kanë theksuar edhe mbështetjen e tyre ndaj popullit ukrainas.

Scholz dhe Macron i urojnë popullit ukrainas Ditën e Pavarësisë

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika