Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden ka premtuar se nuk do të ketë “Luftë të re të Ftohtë” me Kinën, pas një takimi pajtues me presidentin kinez Xi Jinping.

Ai tha gjithashtu se nuk besonte se Kina do të pushtonte Tajvanin.

Ky ishte takimi i parë personal midis dy liderëve të superfuqive që kur Biden mori detyrën.

Dyshja diskutuan gjithashtu mbi Korenë e Veriut dhe pushtimin rus të Ukrainës në bisedimet në Bali, një ditë përpara samitit të G20 në ishullin indonezian.

Në një takim tre-orësh të mbajtur në një hotel luksoz menjëherë pas mbërritjes së Xi, liderët diskutuan një gamë të gjerë temash, përfshirë Tajvanin.

“Unë absolutisht besoj se nuk ka nevojë të ketë një luftë të re të ftohtë. Unë jam takuar shumë herë me Xi Jinping dhe kemi qenë të sinqertë dhe të qartë me njëri-tjetrin në të gjithë bordin. Nuk mendoj se ka ndonjë përpjekje të afërt nga ana e Kinës për të pushtuar Tajvan”, tha ai, shkruan BBC.

I pretenduar nga Pekini, ishulli i vetëqeverisur numëron SHBA-në si aleate dhe ka qenë gjithmonë një çështje e mprehtë në marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Tensionet u rritën në gusht kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin.

Kina u përgjigj me stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth ishullit, duke shkaktuar frikën e një konflikti të mundshëm midis SHBA-së dhe Kinës.