Biden pritet të firmosë javën tjetër urdhërin ekzekutiv për emigracionin

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për migracionin në një përpjekje për të forcuar kontrollin në kufirin ShBA - Meksikë, thanë të enjten për agjencinë Reuters dy burime që kanë dijeni mbi planet.

Presidenti amerikan, Joe Biden.

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për migracionin në një përpjekje për të forcuar kontrollin në kufirin ShBA – Meksikë, thanë të enjten për agjencinë Reuters dy burime që kanë dijeni mbi planet.

Urdhri i presidentit Biden ka të ngjarë të ndalojë shqyrtimin e kërkesave për azil dhe të refuzojë hyrjen e migrantëve pasi të arrihet një kuotë e caktuar ditore, thanë burimet.

Biden, i cili po kërkon një mandat tjetër 5 vjeçar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, ka ashpërsuar qasjen ndaj sigurisë kufitare gjatë muajve të fundit pasi emigracioni është renditur si një shqetësim kryesor mes votuesve amerikanë.

Republikanët, duke përfshirë kundërshtarin e tij, ish-presidentin Donald Trump, e kanë kritikuar pesidentin Biden se është tërhequr nga politikat kufizuese për migracionin të vendosura gjatë administratës Trump dhe se ka dështuar të frenojnë numrin e lartë të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kufirin.

Burimet nënvizuan se presidenti Biden nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtar për planin. Njoftimi mund të bëhet të martën, shtuan burimet. Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentonte.

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika