Biden pritet të nënshkruajë ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden pritet të miratojë të mërkurën projekt-ligjin që parashikon 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Presidenti amerikan, Joe Biden, fajësoi grupet militante të mbështetura nga Irani, për sulmin me dronë në Jordani.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden pritet të miratojë të mërkurën projekt-ligjin që parashikon 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Nënshkrimi i tij vjen pasi Senati votoi me shumicë dërrmuese të martën në mbrëmje në favor projekt-ligjit.

Pas votimit me 79 pro dhe 18 kundër, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se Amerika po i dërgon një mesazh mbarë botës.

“Sot, pas më shumë se gjashtë muajsh pune të palodhur, shumë vështirësish dhe pengesash, Amerika i dërgon një mesazh mbarë botës: Ne nuk do t’ju kthejmë shpinën. Ne u themi aleatëve tanë se jemi me ju. Ne u themi kundërshtarëve tanë, mos u ngatërroni me ne. I themi botës se do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur demokracinë dhe mënyrën tonë të jetesës. Ky projektligj i sigurisë kombëtare është një nga masat më të rëndësishme që ka miratuar Kongresi për të mbrojtur sigurinë e Amerikës dhe sigurinë e demokracisë perëndimore”, tha Schumer.

Miratimi i pjesës së ndihmës prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën vjen ndërsa Kievi ka nevojë të jashtëzakonshme për furnizime të reja ushtarake dhe presidenti rus Vladimir Putin ka intensifikuar ofensivën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy falënderoi presidentin Biden, udhëheqësin e shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësin e pakicës, Mitch McConnell pas miratimit të projekt-ligjit nga Senati, duke thënë se votimi “përforcon rolin e Amerikës si një model i demokracisë dhe udhëheqëse e botës së lirë”.

Zyrtarët amerikanë thonë se Pentagoni është gati të dërgojë 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake në Ukrainë, pjesa më e madhe pas javëve të ardhshme.

Më herët të martën, presidenti i sapozgjedhur i Tajvanit, Lai Ching-te vlerësoi veprimin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

“Ky veprim jo vetëm që do të forcojë qëndrimin kundër autoritarizmit mes aleatëve të Perëndimit dhe Paqësorit, por gjithashtu do të ndihmojë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit, si edhe do të rrisë besimin në rajon lidhur me vendosmërinë e SHBA-së për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në rajon. Pra dëshiroj të shpreh edhe një herë mirënjohjen time të sinqertë për Kongresin amerikan për miratimin e këtij legjislacioni, për të përmbushur angazhimin e tij ndaj sigurisë së Tajvanit”, tha Lai Ching-te, zëvendëspresident dhe president i zgjedhur i Tajvanit

Lai i bëri komentet në një takim me një delegacion nga SHBA.

Përveç 8 miliardë dollarëve për Tajvanin, 1.9 miliardë dollarë të tjerë janë caktuar për furnizimin me armë amerikane të Tajvanit dhe aleatëve të tjerë në rajon.

Projekt-ligji parashikon gjithashtu 26 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, si edhe ndihmë humanitare për qytetarët e Gazës./VoA

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika