Biden: SHBA-të dhe NATO në përkrahje të Ukrainës

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se SHBA-të dhe partnerët e saj të NATO-s, janë të gatshëm të përkrahin Ukrainën për aq sa do te jetë e nevojshme

Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka bërë të ditur se SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s janë të gatshëm ta mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa të duhet”, derisa ajo të përballet me ofensivën e Moskës.

“Ne do të qëndrojmë me Ukrainën dhe e gjithë aleanca [NATO] do të qëndrojë me Ukrainën, për aq kohë sa duhet për t’u siguruar që ato të mos mposhten nga Rusia,” u tha Biden gazetarëve në samitin e NATO-s, shkruan Aljazeera.

“Ukraina i ka dhënë tashmë një goditje të rëndë Rusisë”, shtoi ai.

Biden gjithashtu tha se Washingtoni do të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 800 milionë dollarë në ditët në vijim.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika