Biden thotë se ka vendosur se si të përgjigjet ndaj sulmit mbi trupat amerikane në Jordani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se vendi i tij ka vendosur se si do të përgjigjet ndaj një sulmi me dron i cili vrau tre ushtarë amerikanë në Jordani

Presidenti amerikan, Joe Biden, fajësoi grupet militante të mbështetura nga Irani, për sulmin me dronë në Jordani.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të martën se vendi i tij ka vendosur se si do të përgjigjet ndaj një sulmi me dronë, i cili vrau tre ushtarë amerikanë në Jordani fundjavën e kaluar.

Biden, duke folur për gazetarë pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë për ta nisur fushatën zgjedhore në Florida, nuk shpjegoi se çfarë vendimi ka marrë pas bisedimeve me këshilltarët e tij kryesorë në Shtëpinë e Bardhë.

Por, ai e përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme, duke u bërë jehonë deklaratave të zyrtarëve të tjerë amerikanë të martën se SHBA-ja nuk do luftë me Iranin.

Përgjegjësinë për sulmin ndaj bazës amerikane në Jordani të dielën e mori një grup i mbështetur nga Irani.

Prej atëherë, Biden i ka shqyrtuar mundësitë për t’u përgjigjur dhe pritjet kanë qenë se do të ketë sulme hakmarrëse, por nuk ka qenë e qartë se kur do të përgjigjet SHBA-ja.

“Nuk mendoj se kemi nevojë për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Nuk po e kërkoj këtë”, tha Biden.

I pyetur nëse do të përgjigjet ndaj sulmit, Biden tha “po”.

Ndërsa, i pyetur nëse Irani është përgjegjës, Biden shtoi “I mbaj…. përgjegjës ata në kuptimin se ata po i furnizojnë me armë” njerëzit të cilët i kryen sulmet.

Sulmi me dronë të dielën ishte i parë vdekjeprurës ndaj trupave amerikane prej se shpërtheu lufta mes Izraelit dhe Hamasit në tetor, si dhe shënon një përshkallëzim të madh të tensioneve që e kanë ngufatur Lindjen e Mesme.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u zotua të hënën se Shtetet e Bashkuara do t’i ndërmarrin “të gjithë veprimet e nevojshme” për t’i mbrojtur trupat amerikane.

Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe së paku 34 pjesëtarë të trupave u plagosën në sulmin në Jordani.

Trupat amerikane janë sulmuar më shumë se 150 herë në Irak, Siri dhe Jordani, si dhe luftanijet amerikane në Detin e Kuq, ku rebelët e grupit jemenas Huthi janë duke lëshuar dronë dhe raketa ndaj tyre./REL

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika