Biden: Vrasja e liderit të Al-Kaidës, ‘drejtësi’ e kërkuar prej kohësh

Një sulm me dron nga forcat ushtarake amerikane ka vrarë liderin e lartë të Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri

Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti Joe Biden njoftoi të hënën se udhëheqësi i al-Kaidës, Ayman al-Zawahri është vrarë në një sulm me dron amerikan në Kabul, në një operacion që ai tha se dha drejtësi dhe shpreson se është një masë ngushëlluese për familjet e viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti ka thënë në një adresim të mbrëmjes nga Shtëpia e Bardhë se zyrtarët e inteligjencës amerikane gjurmuan al-Zawahri në një shtëpi në qendër të Kabulit, ku ai ishte fshehur me familjen e tij.

Presidenti këtë operacion e ka miratuar javën e kaluar dhe ai u krye të dielën.

Al-Zawahri dhe më i njohuri Osama bin Laden komplotuan sulmet e 11 shtatorit që sollën shumë amerikanë të zakonshëm njohuritë e tyre të para për al-Kaidën, njofton AP.

Bin Laden u vra në Pakistan më 2 maj 2011, në operacionin e kryer nga US Navy SEAL pas një kërkimi gati dhjetëvjeçar.

Sa i përket Al-Zawahrit, Biden ka thënë, “Nuk do të lejoj që Afganistani të bëhet një strehë e sigurt e terroristëve, sepse ai (Ayman al-Zawahri) është larguar dhe ne do të sigurohemi që asgjë tjetër të mos ndodhë”.

Ky operacion kundër liderit të al-Kaidës është një fitore e rëndësishme kundër terrorizmit për administratën e Biden, vetëm 11 muaj pasi trupat amerikane u larguan nga vendi pas një lufte prej 2 dekadash.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika