Biden: Zelenskyy nuk donte të dëgjonte kur i thamë se Rusia mund ta sulmojë Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se e kishte paralajmëruar presidentin ukrainas se Rusia mund ta sulmonte shtetin e tij, por ai nuk e kishte dëgjuar

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe presidenti i Ukrainës Vlodomyr Zelenskyy

Presidenti Joe Biden ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy “nuk donte ta dëgjonte”, kur inteligjenca amerikane kishte informacione se Rusia po përgatitej ta pushtonte vendin e tij.

Komentet erdhën derisa Biden po fliste për punën e tij për forcimin e Ukrainës, ku janë bërë katër muaj prej që ka filluar lufta.

“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore. E di që shumë njerëz menduan se ndoshta po e ekzagjeroja. Por e dija se kishim të dhëna për të mbështetur se ai (Presidenti rus Vladimir Putin) do të hynte brenda, jashtë kufirit”, u tha Biden donatorëve demokratë në Los Anxhelos.

“Nuk kishte asnjë dyshim. Dhe Zelenskyy nuk donte ta dëgjonte”, tha Biden, raporton AP.

Zelenskyy ka frymëzuar njerëzit me udhëheqjen e tij gjatë luftës, megjithatë përgatitja e tij për pushtimin ka mbetur një çështje e diskutueshme.

Zyrtarët e administratës së Biden e paralajmëruan vazhdimisht se një pushtim rus ishte shumë i mundshëm.

Në atë kohë Zelenskyy ishte gjithashtu i shqetësuar se paralajmërimet për luftë po e dëmtonin ekonominë e brishtë të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika