Biden zotohet se Ukrainës do t’i ofrojë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden i ka dënuar sumet e Rusisë në kryeqytet të Ukrainës të cilat i ka quajtur "brutale". Ai përmes një bisede telefonike me presidentin ukrainas, Zelensky i ka premtuar se do t'i ofrojë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden





Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë cilësuar si sulme “brutale” bombardimet e zëshme nga Rusia anembanë Ukrainës përfshirë sulmet me raketa në qendër të Kievit për herë të parë.

ShBA tha se sulmet “brutale” kishin goditur objektiva joushtarake, duke përfshirë një universitet dhe shesh lojërash për fëmijë, dhe premtuan ndihmë të vazhdueshme ushtarake.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i ofrojë mbështetjen e nevojshme për t’u mbrojtur, përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, raporton BBC.

Për sulmet në Kiev, Biden ka thënë se dëshmuan “brutalitetin e plotë” të “luftës së paligjshme” të Putinit.

Pas telefonatës me Biden, presidenti Zelensky u zotua se do t’i forcojë forcat e armatosura të Ukrainës dhe ta bëjë fushën e betejës edhe më të dhimbshme për armikun.

Po ashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i përshkroi sulmet si “një tjetër përshkallëzim i papranueshëm i luftës” për të cilin civilët po paguanin çmimin më të lartë.

Ai për këto sulme u shpreh se ishte “thellësisht i tronditur”.

Ndërkaq, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se sulmet ishin hakmarrje për shpërthimin e së shtunës në një urë kyçe që lidh Rusinë me Krimenë.

Ndryshe, në mëngjesin e së hënës së 10 tetorit, më shumë se dhjetëra civilë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur si rezultat i sulmeve me raketa në Kiev.

Po ashtu edhe ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev u godit nga një sulm raketor rus, citohet të ketë thënë Ministria e Jashtme gjermane.

Pas sulmeve ruse në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se do të mbajë një takim urgjent me G7 dhe se do të mbajë një fjalim.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ka folur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, i cili aktualisht mban presidencën e G7 dhe se Scholz kishte rënë dakord të mbante një takim urgjent të këtij grupi.

“Fjalimi im është planifikuar, në të cilin do të tregoj për sulmet nga Rusia”, ka thënë Zelensky.

“Ne diskutuam gjithashtu çështjen e rritjes së presionit mbi Rusinë dhe ndihmën në rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar”, ka vijuar ai.

Sulmet në Kiev, tetë të vrarë dhe 24 të plagosur

 

 

 





Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika