Bie fasada e një ndërtese në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit dhe inspeksioni komunal

Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka rënë në tokë, ndërsa ekipet emergjente janë në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar zonën

Pamje nga vendi i ngjarjes, 23 prill 2024.

Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka rënë në tokë.

Raportohet se nuk ka pasur të lënduar, pasi ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë për të siguruar zonën.

Inspektorët e Komunës së Prishtinës janë gjithashtu të pranishëm në vendin e ngjarjes për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

Bashkim Zeneli, udhëheqës i skuadrës së zjarrfikësve “Prishtina 2”, ka raportuar se ata kanë marrë thirrje në mëngjes për rënien e fasadës, dhe kanë reaguar menjëherë për të parandaluar rreziqet për qytetarët.

Megjithatë, ai ka kritikuar Policinë për moslargimin e patrullës së tyre nga vendi i ngjarjes, duke shtuar se kjo i ka detyruar të merren edhe me trafikun.

“Ne jemi në këtë intervenim dhe udhëheq të incidentit. Në orën 9:25 kemi pranu thirrje që është duke ra fasada nga banesat, që është duke rrezikuar qytetarët dhe menjëherë kemi dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Diku rreth 70% të punës e kemi kry, kurse nga hyrja tjetër nuk kemi pasur qasje, sepse nuk është banesa e pabanueshme. E kryem intervenimin çka ishte në rrezik me ra fasada”, ka deklaruar Zeneli për EO.

Lulzim Fushtica, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes për të eliminuar rrezikun dhe për të siguruar që zona të pastrohet.

“Është një incident që ka ndodhur sot në mëngjes. Me marrjen e informatës ekipet emergjente të kryeqytetit janë dalë në vendin e ngjarjes. Inspektorët dhe shërbimi i zjarrfikësve e kemi eleminu rrezikun. Një pjesë e fasadës si pasojë e shirave ka ra. Është eleminu rreziku dhe do ta pastrojmë ta kthejmë në gjendjen e mëparshme”, ka thënë Fushtica.

Ai, gjithashtu, ka premtuar monitorimin e vazhdueshëm të kësaj zone dhe të tjera të qytetit, për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika