Bie interesimi për të blerë ar, shkas çmimet e larta

Ngritja e çmimeve në Kosovë ka prekur edhe sektorin e arit. Kjo ka bërë që të bie interesimi i qytetarëve për blerje derisa sipas artarëve, çmimi përcaktohet bazuar në bursën ndërkombëtare 

Stoli prej ari

Janë bërë disa muaj që kosovarët po ballafaqohen me krizë të rritjes së çmimeve, e kjo ka prekur thuajse secilin sektor.

Edhe bizneset e ndryshme janë duke u ankuar për këtë situatë.

Por nga kjo krizë janë duke u ndikuar dhe bizneset të cilat si fushë të veprimtarisë se tyre e kanë arin. Kjo ka ndikuar që interesimi i qytetarëve të bie e të mos bëjnë blerë  të arit.

Shoqata e Artarëve të Kosovës, ka treguar se çmimet përcaktohen sipas bursës ndërkombëtare.

Kryetari i saj, ka treguar  se interesimi për të blerë ari ka rënë dukshëm.

“Deri para një jave ka qenë 18% ngritje këtë javë ka rënie të çmimit. Qe pesë vite kemi  të drejtë importi dhe importojmë ari. Na kemi përpunues shumë të arit”, ka thënë për RTV Dukagjini, Enver Pakashtica – Kryetar i Shoqatës së Artarive.

Enver Pakashtica – Kryetar i Shoqatës së Artarive

E pikërisht përpunimi duket se kishte ndikuar që vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë të konfiskojë 450 kg ari pasi të njëjtit nuk kanë qenë të shënjuar sipas ligjit.

“Inspektorati i tregut ka inspektuar operatoret ekonomik/Argjendaritë. Inspektime janë realizuar në shumicën e Komunave të Kosovës. Me këtë rast 160 kg punime nga metalet e çmuara janë pllombuar nga Inspektorati i Tregut për shkak se të njëjta nuk kanë qenë të verifikuar dhe të shënjuar sipas ligjit për punimet nga metalet e çmuara. Si rezultat i inspektimeve edhe 290 kg punime nga metalet e çmuara janë dorëzuar në laboratorin e metaleve të çmuara për verifikim dhe vulosje”, ka njoftuar Lebibe Haliti – Ministria e Tregtisë.

Lebibe Haliti – Ministria e Tregtisë

Ndonëse nuk e  ka pohuar se ka dëgjuar raste të ngjashme, Kryetari i artarëve thotë se tregu i zi dëmton vetë bizneset.

“Ka qe e keqpërdorin dikush në shtëpi dhe e shet ma lirë. Është shumë lehtë me verifiku, lënda e parë ka lëvizje nga pandemia e deri tash”, ka theksuar Enver Pakashtica – Kryetar i Shoqatës së Artarive.

Çmimet për një byzylyk ose një varëse të thjeshtë ari sillen nga 50 e deri në 300 euro.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika