Bie koha e pritjes për të dalë nga Kosova

Pritjet në pikat kufitare këtë të shtunë po zgjasin deri në një orë në pikat kufitare të Dheut të Bardhë dhe Merdares. Në të tjerat, pritjet janë disaminutshe

Pikëkalimi kufitar, Merdarë.

Jo rrallëherë, koha e pritjeve për të dalë nga Republika e Kosovës arrinte deri në shtatë orë e më shumë gjatë sezonit të verës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, këtë të shtunë, pritja për të dalë nga Kosova nga pika kufitare e Dheut të Bardhë arrin deri në një orë e dhjetë minuta, ndërsa kolonat deri në 300 metra.

Dhjetë minuta më e gjatë është dalja nga pika kufitare e Merdarës, ndërsa 100 metra më e gjatë është kolona në dalje të kësaj pike, përkatësisht 400 metra.

Me dhjetë minuta pritje për të dalë nga Kosova karakterizohet pika kufitare e Muçibabës, ndërsa të tjerat me 3 deri në 5 minuta pritje.

Kujtojmë se krahas pritjeve të gjata, në ditët paraprake të gjata kanë qenë edhe kolonat.

Këto të fundit arrinin deri në 2000 metra.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika