Një person i moshës 15 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënjës nga një ndërtesë në Mitrovicë.

Lajmin për Dukagjinin e ka bërë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se hetuesit policor me autorizim të prokurorit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Sot, rreth orës 13:00,  është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.