Një grua dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Arbëria” në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se gruaja është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas saj, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

“Sot rreth 14:20, kemi pranuar informatën se në rrugë ‘Arbëria’ në Fushë-Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Personi i lënduar (femër), menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht, hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.