Bie nga shtylla elektrike derisa po punonte, vdes punëtori

Një punëtor ka vdekur në Pejë të shtunën, si pasojë e rrëzimit nga një shtyllë elektrike

Policia e Kosovës

Një punëtor është rrëzuar nga shtylla elektrike në të cilën po punonte gjatë ditës së shtunë. Ai ka vdekur aty dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Levoshë të komunës së Pejës, ndërkaq rastin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 12.

“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, u shpreh Gashi për Portalin Dukagjini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika