Bie numri i madh refugjatëve ukrainas në Maqedoni

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, rreth 2 mijë e 400 persona nga Ukraina kanë hyrë në Maqedoni të Veriut.

Shumica prej tyre e kanë shfrytëzuar vendin si portë ndaluese, përkatësisht 1 mijë e 480 persona tashmë janë larguar nga vendi dhe kanë shkuar në destinacionin e tyre përfundimtar.

Këtë e ka bërë të ditur sekretarja e Kryqit të Kuq në Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska për “Utrinski Brifing”.

Suzana Tuneva Paunovska , Sekretarja e Kryqit të Kuq në Qytetin e Shkupit

Ajo po ashtu ka thënë se ata të cilët kanë vendosur të qendrojnë në vend nuk është se të gjithë kanë nevojen për ndihmë.

Gjithashtu, Paunovska e bëri të ditur se regjistrimi i personave që vijnë në Maqedoni bëhet në ambientet “Dare Xhambaz”, në të cilin refugjatët lejohen të kërkojnë çkado që atyre iu nevojitet.

Po ashtu, deklaroi se kur zyrat e regjistrimit janë të hapura gjatë javës dhe ku shpërndahet kjo ndihmë humanitare.

“Zyrat e regjistrimit janë të hapura gjatë ditëve të javës nga ora 08:00 deri në 16:00, ndërsa të shtunave ndihma humanitare shpërndahet në “Dare Xhambaz” në Shkup, ndërsa në qytetet tjera ndihmat u dërgohen drejtpërdrejt përdoruesve sepse numri është shumë i vogël”,  ka thënë Tuneva Paunovska.

Ndërsa sipas saj nga 600 persona që kanë mbetur në vend, vetëm 204 persona kërkuan ndihmë, kurse pjesa tjetër kanë pasur ku të qëndronin.

“Një person nga Ukraina mund të pranohet nga kushdo që ka një apartament apo shtëpi bosh dhe mund të aplikojë në Kryqin e Kuq ku jeton. Për momentin nevoja më e madhe është për këpucë, veshmbathje, ushqim, ilaçe dhe higjienë”, shtoi Tuneva Paunovska.

Aktualisht, të gjithë personat që vijnë nga Ukraina kanë një qëndrim tre mujor, por të premten Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbajë një takim ku do të vendoset për statusin e tyre të mëtejshëm.

Qindra mijëra ukrainas që nga fillimi i luftës më 24 shkurt të këtij viti, largohen nga vendi i tyre për të gjetur strehim në shtetet përendimore, dhe, refugjatët e parë nga Ukraina kishin arritur së pari në Maqedoninë e Veriut.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika