Bie numri i popullsisë në Kinë për herë të parë që nga viti 1961

Numri i popullsisë në Kinë ka rënë për herë të parë pas 60 vjetësh. Shkalla kombëtare e lindjeve ka prekur rekord të ri – 6.77 lindje në një mijë gra

Ilustrim

Popullsia e Kinës ka rënë për herë të parë pas 60 vjetësh, me normën kombëtare të lindjeve që ka arritur një rekord të ulët – 6.77 lindje për 1000 gra.

Popullsia në 2022 – 1.4118 miliardë – ra në 850 mijë nga 2021, shkruan BBC.

Shkalla e lindjeve në Kinë ka qenë në rënie prej vitesh, duke nxitur një sërë politikash për ta ngadalësuar trendin.

Shkalla e lindjeve në 2022 ishte gjithashtu në rënie nga 7.52 në 2021, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, e cila publikoi shifrat të martën.

Vdekjet gjithashtu tejkaluan lindjet për herë të parë vitin e kaluar. Kina regjistroi shkallën e saj më të lartë të vdekjeve që nga viti 1976 – 7.37 vdekje për 1000 njerëz, nga 7.18 një vit më parë.

Të dhënat e mëparshme të Qeverisë kishin paralajmëruar një krizë demografike, e cila në afat të gjatë do ta tkurrte fuqinë punëtore të Kinës dhe do ta rriste barrën mbi kujdesin shëndetësor dhe kostot e tjera të sigurimeve shoqërore.

Rezultatet nga një regjistrim një herë në dekadë i shpallur në vitin 2021, treguan se popullsia e Kinës po rritej me ritmin e saj më të ngadaltë në dekada.

Disa ekspertë presin që popullsia e Kinës të vazhdojë të tkurret deri në vitin 2023.

Yue Su, ekonomistja kryesore në Njësinë e Inteligjencës “Economist”, ka thënë se efektet afatgjata të pandemisë dhe bllokimeve të fundit, mund të çojnë në nivele edhe më të ulëta të lindjeve.

“Ky trend do të vazhdojë dhe ndoshta do të përkeqësohet pas Covid sepse shkalla e lartë e papunësisë te të rinjtë dhe dobësitë në pritjet e të ardhurave mund të vonojnë më tej planet e martesës dhe lindjes, duke zvarritur numrin e foshnjave të porsalindura,” ka thënë ajo.

“Ndërkohë, shkalla e vdekjeve ka të ngjarë të jetë më e lartë se niveli parapandemisë në vitin 2023, për shkak të infeksioneve Covid në të gjithë vendin”, vijoi ajo.

Kina ka parë një rritje të infektimeve qëkur braktisi politikën e saj zeroCovid, muajin e kaluar.

Vende të tjera të Azisë Lindore – si Japonia dhe Korea e Jugut – kanë parë tkurrje të popullsisë.

Tendencat e popullsisë së Kinës ndër vite, janë formësuar kryesisht nga politika e diskutueshme e një fëmije, e cila u prezantua në vitin 1979 për ta ngadalësuar rritjen e popullsisë.

Familjet që shkelnin rregullat u gjobitën dhe në disa raste humbën punën.

Në një kulturë që historikisht favorizon djemtë mbi vajzat, politika kishte çuar gjithashtu në aborte të detyruara dhe një raport të zhdrejtë gjinor të raportuar nga vitet 1980.

Politika u hoq në vitin 2016 dhe çiftet e martuara u lejuan të kishin dy fëmijë. Vitet e fundit, Qeveria kineze ofroi gjithashtu ulje tatimore dhe kujdes më të mirë shëndetësor për nënën, ndër stimuj të tjerë, për të rikthyer ose të paktën ngadalësuar rënien e nivelit të lindjeve.

Por, këto politika nuk çuan në një rritje të qëndrueshme të lindjeve. Disa ekspertë thonë se kjo është për shkak se politikat që inkurajonin lindjen e fëmijëve, nuk u shoqëruan me përpjekje për ta lehtësuar barrën e kujdesit ndaj fëmijëve, të tilla si më shumë ndihmë për nënat që punojnë ose akses në arsim.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika