Çmimet maksimale të derivateve të naftës, të përcaktuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, vazhdojnë të mbesin në fuqi edhe për sot.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro për litër, ndërsa benzina nuk mund të shitet më shtrenjtë se 1.50 euro për litër.

Po ashtu, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.78 euro për litër.

Autoritetet kanë bërë të ditur se këto çmime do të monitorohen vazhdimisht në përputhje me lëvizjet në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.