Bie sistemi i policisë në Maqedoninë e Veriut, rikthehet kontrolli i dyfishtë me Kosovën – kolona të gjata në kufi

endra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët e Kosovës se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar rënie teknike në të gjithë territorin e saj, duke shkaktuar pezullim të përkohshëm të hyrjes së automjeteve në këtë shtet.

Sipas njoftimit nga QKMK, autoritetet maqedonase janë duke regjistruar udhëtarët në mënyrë manuale, ndërkohë që është rivendosur kontrolli i dyfishtë kufitar, çka ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje të gjata në pikat kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut.

“Tani kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe derisa të kthehet sistemi kufitar i RMV-së, është kthyer kontrolli i dyfishtë”, thuhet në njoftim.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar thekson se do të informojë qytetarët në kohë reale për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë situatë dhe këshillon udhëtarët të planifikojnë me kujdes udhëtimet e tyre drejt Maqedonisë së Veriut./Telegrafi

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika