Dy punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën të hënën në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër.

Lajmin për vdekjen e tyre e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Sipas informacioneve të para, dyshohet se kanë rënë nga lartësia nga një objekt në ndërtim. Mjeku në emergjencë e ka konfirmuar vdekjen. Njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes bashkë me inspektorët e ndërtimit dhe prokurorin e krimeve të rënda”, ka deklaruar Graishta.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.