Çmimi i naftës është liruar për për 2 cent, kurse i benzinës për 3 cent, ka njoftuar MINT.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e premte.

Sipas njoftimit të MINT, këto janë çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.69 € për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.53 € për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz është: 0.78 € për litër.

Këto çmime janë të vlefshme për 24 orë.