BIK: Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 06:18
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premtën, derisa namazi i Fitër Bajramit falet në ora 06:18. Në njoftimin e BIK-ut bëhet e ditur se programi fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar […]
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premtën, derisa namazi i Fitër Bajramit falet në ora 06:18.
Në njoftimin e BIK-ut bëhet e ditur se programi fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri, njofton Dukagjini.
Ndërkaq namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.
“Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste. Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet.















