BIK njofton për ceremoninë e Fitër Bajramit

BIK-u ka njoftuar se muaji i shenjtë i Ramazanit përfundon të enjten, derisa dita e parë e Fitër Bajramit është të premten, më 21 prill

Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me një njoftim ku thuhet se muaji i shenjtë i Ramazanit përfundon të enjten, derisa dita e parë e Fitër Bajramit është të premten.

BIK njofton se manifestimi qendror për këtë festë do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë në orën 05:05 me faljen e namazit të sabahut.

Ndërsa, namazi i Fitër Bajramit do të bëhet në orën 06:23, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika