BIK-u del me thirrje për marshin e nesërm: Le ta dëshmojmë se nuk harrojmë sakrificën

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po mbahen në Hagë.

Thirrja është bërë me rekomandim të kryetarit të BIK-ut, Myftiut Naim ef. Tërnava, ndërsa sipas BIK-ut, ajo është përcjellë në të gjitha xhamitë e Kosovës gjatë hytbes së xhumasë.

Myftiu Tërnava ka shprehur mbështetjen e tij për nismën, duke rekomanduar që besimtarët të marrin pjesë në marshin e organizuar në shenjë solidariteti dhe përkrahjeje për ish-ushtarët e UÇK-së.

Në mesazhin e përcjellë gjatë hytbes së xhumasë, thuhet:

“Ky është një tubim qytetar në mbështetje të lirisë, drejtësisë, dinjitetit dhe kujtesës sonë kombëtare, si dhe në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Le të jemi të bashkuar, të qetë dhe dinjitozë. Le ta dëshmojmë se nuk harrojmë sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe se kërkesa jonë është drejtësia dhe trajtimi i drejtë”, thuhet në mesazh./EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika