Bilanci 48-orësh: Ndalohen punimet në 14 vendpunishte, 4 raste procedohen në Polici
Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë territorin e Republika e Kosovës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin ligjor. Sipas raportit 48-orësh, i cili përmbledh aktivitetet e ditës së katërmbëdhjetë të këtij aksioni, fokusi kryesor i inspektimeve […]
Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë territorin e Republika e Kosovës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin ligjor.
Sipas raportit 48-orësh, i cili përmbledh aktivitetet e ditës së katërmbëdhjetë të këtij aksioni, fokusi kryesor i inspektimeve ka qenë sektori i ndërtimtarisë.
Sipas raportit, nga gjithsej 32 inspektime, në 14 vendpunishte janë ndaluar punimet, katër raste janë proceduar në Polici, ndërsa në 21 vende janë shqiptuar vërejtje për parregullsitë e evidentuara.
“Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.















