Bilanci i 24 orëve: 61 aksidente dhe mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Foto ilustrim, Policia e Kosovës duke regjistruar një gjobë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, ku janë regjistruar gjithsej 61 aksidente trafiku.

Sipas të dhënave policore, 27 prej aksidenteve kanë qenë me të lënduar, ndërsa 34 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar 2 mijë e 427 tiketa trafiku.

Po ashtu, janë arrestuar 17 persona, ndërsa 15 persona janë dërguar në mbajtje. Në ndalim policor nuk është evidentuar asnjë person, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.

Statistikat për 24 orët e fundit:

  • 0 aksidente trafiku me fatalitet
  • 27 aksidente trafiku me të lënduar
  • 34 aksidente trafiku me dëme materiale
  • 2,427 tiketa trafiku
  • 17 persona të arrestuar
  • 15 persona në mbajtje
  • 0 persona në ndalim policor
  • 1 person në vuajtje të dënimit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika