Bilanci i viktimave nga tërmetet që goditën Venezuelën është rritur në 589, ndërsa numri i të lënduarve ka arritur në 2,980, njoftoi presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez.
Shifrat e reja paraqesin një rritje të ndjeshme krahasuar me përditësimin e mëparshëm zyrtar të publikuar nga ministri i Shëndetësisë, i cili raportonte për 235 të vdekur dhe rreth 4,300 të plagosur, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në zonat më të prekura, ndërsa autoritetet po punojnë për të nxjerrë të mbijetuarit e mundshëm nga rrënojat dhe për t’u ofruar ndihmë mijëra familjeve të prekura.
Dëme të mëdha janë raportuar në ndërtesa, rrugë dhe infrastrukturë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej, pasi shumë persona rezultojnë ende të zhdukur.