Bildt pas samitit në Tivat: Po shfaqet një rreze shprese për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka deklaruar se po shfaqen sinjale inkurajuese për avancimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pas samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tivat. Bildt vlerësoi se procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor ka ecur me ritëm tepër të ngadaltë, duke kujtuar […]
Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka deklaruar se po shfaqen sinjale inkurajuese për avancimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pas samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tivat.
Bildt vlerësoi se procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor ka ecur me ritëm tepër të ngadaltë, duke kujtuar se perspektiva evropiane për rajonin u hap për herë të parë më shumë se tri dekada më parë.
It was no less than 33 years ago that 🇪🇺 set out the prospect of membership for the Western Balkans. It’s been a slow slog, mildly speaking, but at the summit in Tivat there is some light with the real prospect of 🇲🇪 becoming a member in 2028. pic.twitter.com/jjLJTP5vcT
— Carl Bildt (@carlbildt) June 6, 2026
Sipas tij, samiti i zhvilluar në Tivat ka sjellë një optimizëm të ri, pasi ekziston mundësia që Mali i Zi të bëhet vend anëtar i Bashkimit Evropian në vitin 2028.
Procesi i zgjerimit ishte një nga temat kryesore të takimit në Tivat, ku morën pjesë liderë evropianë dhe rajonalë. Gjatë samitit, Ursula von der Leyen vlerësoi përparimin e Malit të Zi dhe Shqipëria në rrugën e tyre drejt integrimit evropian, duke i cilësuar si ndër vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit.
Samiti në Tivat shënoi gjithashtu herën e parë që ky qytet malazez ishte nikoqir i një takimi të këtij niveli mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.















