Billboard Music Awards 2022: Gjithçka që duhet të dini

Billboard Music Awards 2022, ka nisur të dielën mbrëma më 15 maj, drejtpërdrejt nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas me prezantuesin Sean "Diddy" Combs që priti edicionin e 29-të të shfaqjes, dy nga artistët fitues të mbrëmjes ishin Drake dhe Olivia Rodrigo

Çmimet e Billboard Music 2022 (BBMA), janë mbajtur në Las Vegas në MGM Grand Garden Arena. Aty nuk munguan disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare, të cilët festuan kryesuesit e listave të vitit në muzikë.

Ceremonia është drejtuar nga Sean John Combs, i njohur si Diddy. BBMA shënuan performancën e parë televizive të Travis Scott-it, që nga tragjedia e Astroworld, me këngën “Mafia”.

Travis Scott, duke performuar gjatë shfaqjes së Billboard

Travis Scott dhe Morgan Wallen u kthyen në skenë në Billboard Music Awards 2022. Kjo shënon paraqitjen e parë televizive që këta yje të muzikës kanë bërë që nga polemikat e tyre vitin e kaluar.

Gjithashtu, performanca të paharrueshme janë dhënë nga yje si Megan Thee Stallion, Silk Sonic, Ed Sheeran, Machine Gun Kelly dhe shumë të tjerë, ndërsa fituesit e mëdhenj përfshinin Doja Cat, Glass Animals dhe Mary J. Blige.

Pas performancës së tij të rikthimit, Morgan Wallen, është shpërblyer me Artistin Mashkull Top Country.

Morgan Wallen

Ndërsa, përpara se Mary J. Blige të pranonte çmimin e saj “Icon”, disa nga fansat e saj më të famshëm i treguan asaj se sa shumë do të thotë ajo për ta. Disa nga ‘fansat’ përfshinin muzikantë dhe aktorë si, Ella Mai, Taraji P. Henson, HER, Queen Latifah, Gabrielle Union dhe Missy Elliot.

Mary J. Blige

Si klipi, ashtu edhe fjalimi i Blige, me të cilin ajo e përlotur ka deklaruar se “më në fund gjeta dashurinë e vërtetë, dhe jam unë”, ishin dy nga momentet më prekëse të asaj nate, raporton gazeta komentuese AV Club, transmeton Portali D.

Ndërsa, më pas Diddy i ka dhuruar aktivistes, Tamika Mallory, një çmim të veçantë, çmimin REVOLT Black Excellence Award. Mallory është ndoshta më e njohur si një nga organizatoret e Marshimit të Grave në vitin 2017.

Tamika Mallory

Megjithatë, ajo ishte në ballë të shumë protestave të organizuara në qershor të vitit  2020, që erdhën si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj vrasjes së George Floyd. Gjersa ia dhuronte Mallory-s çmimin, Diddy i ka thënë asaj, “ti je një nga njerëzit më të patrembur që njoh”.

Në fjalimin e saj të pranimit, Mallory ka theksuar të shtënat e fundit në Buffalo, New York, në mënyrë specifike motivet raciste të autorit, megjithëse i dyshuari është arrestuar.

“Ata nuk e kanë arrestuar urrejtjen, dëmin dhe dhimbjen. Përfshihuni. Luftoni për drejtësi”, ka thënë Mallory.

Mari Copeny, e njohur ndryshe si Little Miss Flint, ishte e nderuara këtë vit në Billboard Changemaker. Gjatë kohës së saj në skenë, Copeny ka përdorur platformën e saj për të mbajtur një fjalim plot pasion në mbështetje të Roe kundër Wade, dhe për t’iu kujtuar njerëzve se dekada më vonë, Flint nuk ka ujë të pastër.

Mary Copeny

Pasi Megan Thee Stallion kishte fituar çmimin Billboard për artisten më të mirë rep ‘Top Rap Female Artist’, ka dalë në skenë për t’i performuar hitet e saj “Plan B” dhe “Sweetest Pie”.

Megan Thee Stallion

Ndërkaq, pak më shumë se një muaj pasi fitoi Grammy-n e saj të parë, këngëtarja Doja Cat, mori çmimin Billboard Music për Artisten më të mirë R&B. Çmimi i është dorëzuar asaj nga City Girls JT dhe Yung Miami.

Doja Cat

Lista me fituesit kryesor të ceremonisë, ku çmimin për Top Artist e mori reperi Drake, ndërsa të nominuar ishin, Olivia Rodrigo, Taylor Swift, The Weeknd, Doja Cat. Po ashtu, çmimin për Top New e mori Olivia Rodrigo. Këta dy artistë ishin duke kryesuar me çmime në këtë ceremoni.

Drake

Gjithashtu, këngëtarja shqiptare Dua Lipa, mori çmimin e TOP RADIO SONG me këngën, “Levitating”.

Justin Bieber, Kanye West dhe Olivia Rodrigo ishin në garë për 13 nominime.

Drake kishte 11 shanse në disa nga kategoritë më të mëdha, duke përfshirë artistin më të mirë, artistin më të mirë mashkull, artistin më të mirë të Billboard 200 dhe artistin më të mirë të Hot 100. Drake ishte gjithashtu në kategorinë e albumeve Billboard 200 për “Certified Lover Boy”.

Dua Lipa dhe Ed Sheeran janë pas tij me nëntë nominime.

Në Billboard Music Awards 2022, morën pjesë edhe disa yje me dukjen e tyre më të mirë.

Një nga të dalluarit, që fansat dhe mediat nuk ngopeshin fotografi ishte Kylie Jenner me Travis Scott dhe vajza e tyre Stormi, të cilët së bashku kaluan në tapetin e kuq.

Kylie Jenner dhe vajza e saj Stormi

Billboard Music Awards është ndër vlerësimet më të mëdha ndërkombëtare në industrinë e muzikës. Çmimi nderon talentët e jashtëzakonshëm të industrisë që kanë dhënë këngë dhe albume vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika