Bilsimi: Zvogëlimi i buxhetit nga Serbia rrezikon funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë
“Zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislim, gjatë një takimi me deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiun. Ndërsa në këtë takim, sipas Bislimit, është […]
“Zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislim, gjatë një takimi me deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiun.
Ndërsa në këtë takim, sipas Bislimit, është theksuar “shqetësimi për qasjen e Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.
“Është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike”, ka shkruar Bislimi.
Bislimi me tej ka thënë se “Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime”.















