Biografia e Mbretëreshës Elizabeta II, ajo ka mbajtur fronin më gjatë se kushdo tjetër

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare

Në historinë e monarkisë angleze, ajo ka mbajtur fronin më gjatë se kushdo tjetër. Bëhet fjalë për Mbretëreshën Elizabeta 2, e cila ndërroi jetë në moshën 96 vjeçare.

Ajo lindi në një kohë ndryshimesh të mëdha dhe përjetoi një luftë shkatërrimtare botërore për vendin e saj, mësoi t’i përshtatej epokës së televizionit dhe arriti të ruajë monarkinë angleze në një kohë ndryshimesh dhe demokratizimesh të vrullshme.

Elizabeth Alexandra Mary e Jorkut lindi më 21 prill 1926 në Mejfer të Londrës. Elizabeta ishte fëmija më i madh i Princit Albert dhe Dukeshës së Jorkut, dhe e fundit në vargun e fëmijëve të familjes mbretërore britanike që arsimohej në shtëpi.

Kur lindi, ajo ishte e treta në radhë për fronin, pas xhaxhait të saj Princit Eduard dhe babait të saj Dukës së Jorkut, Albert, prandaj nuk pritej që ajo të hipte një ditë në fron. Por historia kishte plane të tjera për Elizabetën.

Në dhjetor 1936, princi trashëgimtar i fronit, xhaxhai i saj Eduard, deklaroi se hiqte dorë nga froni për t’u martuar me gruan që dashuronte, një amerikane të divorcuar që në bazë të rregullave të trashëgimisë mbretërore ishte e papranueshme si bashkëshorte për një mbret të ardhshëm.

Babai i Elizabetës u bë Mbreti George VI, ndërsa Elizabeta automatikisht pretendentja e parë në radhën e trashëgimisë.

Ajo u martua me Togerin Philip Mountbatten, djali i Princit Andrew të Greqisë dhe stërnip i Mbretëreshës Viktoria i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.

Më 6 shkurt 1952, babai i Elizabetës vdiq papritur në moshën 56 vjeçare. Elizabeta ishte 25 vjeçe kur hipi në fron pas të atit. Ajo ishte në Kenia kur mori lajmin dhe u kthye menjëherë nga pushimet.

Elizabeta II u kurorëzua në kishën Westminster Abbey duke u bërë Mbretëresha e 40-të e Anglisë dhe e gjashta grua që sundonte vendin në 900 vjet. Për herë të parë një ceremoni kurorëzimi u regjistrua nga kamerat dhe e gjithë bota pati mundësi të shohë ardhjen në fron të monarkes së re angleze.

Si Sovran, Mbretëresha Ebizabetë II ishte komandante e ushtrisë, forcave ajrore dhe detare të Britanisë. Ishte një femër me karakter të akullt dhe shpirt konservator, një shembull dedikimi për rolin e vërtetë të saj si sovrane. Kaq e ftohtë dhe e ngurtë në pamje, Mbretëresha Elisabeta II ishte gjithmonë e rezervuar.

Mbretëresha e kishte pasion mbarështrimin e kuajve dhe garat e hipizmit dhe kudo që shkoi është shoqëruar edhe nga një numër qensh.

Ajo ishte personi i vetëm që nuk i duhej pasaporta kur udhëtonte. Ajo kishte dërguar email para se interneti të ishte publik. Pamjet e saja e kishin bërë një ikonë stili.

Tani, Princi Charles do të kurorëzohet mbret, ai ka të drejtën të vendos vet emrin e tij. Kurorëzimi i tij do të bëhet disa javë pas vdekjes së Mbretëreshës. Ajo do të varroset pas 10 ditëve të vdekjes së saj. Dita e funeralit do të jetë ditë zie dhe Anglia do të bie në qetësi të plotë.

Ndonëse familja mbretërore është vënë disa herë në fokusin e kritikave të mediave, mbështetja për Monarkinë dhe popullariteti i saj personal ishin të larta midis popullit britanik.

Mbretëresha Elizabeta 2, e cila kishte fuqi nderi në 16 shtete, e që ishte admiruar për udhëheqësinë e saj në të gjithë botën, do të mbahet mend që ka mbajtur fronin më gjatë se kushdo tjetër.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika