BIRN publikon raportin “’Tjetri’ që nuk ekziston”
Këtë të mërkurë, në shtëpinë e Reporterëve në Prishtinë u prezantua raporti “Tjetri që nuk ekziston”, nga BIRN Kosova, UNDP dhe Ambasada e Britanisë. Qëllimi i këtij hulumtimi kishte të bëjë me identifikimin e informacioneve për ngjarjet e konfliktit, të paraqitura në monumente, dokumente zyrtare dhe diskursin publik të ndërtuar nga institucionet, politikanët dhe mediat […]
Këtë të mërkurë, në shtëpinë e Reporterëve në Prishtinë u prezantua raporti “Tjetri që nuk ekziston”, nga BIRN Kosova, UNDP dhe Ambasada e Britanisë.
Qëllimi i këtij hulumtimi kishte të bëjë me identifikimin e informacioneve për ngjarjet e konfliktit, të paraqitura në monumente, dokumente zyrtare dhe diskursin publik të ndërtuar nga institucionet, politikanët dhe mediat gjatë vitit 2023-2024.
Njëri ndër hulumtuesit e këtij raporti ishte dhe gazetari Kreshnik Gashi.
“Institucionet nuk e kanë asnjë informacion për krimet e luftës në Kosovës. Nuk ka arkiv për proceset e krimeve të luftës, nuk ka historik nuk ka arkiv të mjaftueshme. Kemi shumë pak kërkime , memorialët apo vendet ku shënohen emrat për viktimat”, ka thënë Gashi, hulumtues në raportin “Tjetri që nuk ekziston”.
Pas prezantimit të raportit aty pati një panel diskutimi në lidhje me të.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se dokumentimi i këtyre krimeve është në përgjegjësi të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës.
“Kosova nuk ka pasur asnjëherë një dokumentim institucional sa i përket luftës në Kosovë, as të gjenocidit, si pasojë sot kur flasim për krimet e luftës për viktimat ka raporte që flasin për viktima por nuk ka shifra. Është e rëndësishme të kemi të dhëna të sakte për krimet që kanë ndodh, ne e kemi themeluar me ligj, institutin qe do të ketë në përgjegjësi qe të dokumentojë krimet qe kane ndodhur gjatë luftës. Kjo pastaj do na jap një pasqyrë për këto krime”, ka deklaruar Haxhiu.
Ndërkohë , Ushtruesi Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, tha se në periudhën e pasluftës informacione të dorës së parë kanë pasur UNMIK.
“Presim nga UNMIK-u që të na ofrojë dosjet të gjitha materialet qe ka për krimet e luftës sepse janë të domosdoshme për evidentimin e krimeve të luftës, pa këtë do e kemi shumë problem evidentimin e tyre. Ne i ndajmë informatat mirëpo çështja mbetet te policia dhe prokuroria”, ka deklaruar Kelmendi.
Ndërkohë Dushan Radakoviq, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike tha se ka frikë që po politizohen këto raste dhe shifrat e personave të pagjetur.















