Biseda, Radoiçiq-Kusari-Lila, Deputetja e LDK-së kërkon dorëheqjen e Qeverisë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit, Milan Radojçiq. Krasniqi ka vlerësuar se Qeveria Kurti ka mundur të negociojë edhe tema të tjera me kriminelin Milan Radojciqin. Sipas saj, kjo bisedë shpërfaq gënjeshtrat publike të pushtetit. […]
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit, Milan Radojçiq.
Krasniqi ka vlerësuar se Qeveria Kurti ka mundur të negociojë edhe tema të tjera me kriminelin Milan Radojciqin.
Sipas saj, kjo bisedë shpërfaq gënjeshtrat publike të pushtetit.
“Asgjë e re për qeverinë që 4 vite punoi për ta favorizuar Serbinë. Kjo bisedë përveç që shpërfaq gënjeshtrat publike, tregon qartë se përveç për veteranë,t këta me “Zemljakën” mund të kenë negociuar edhe shumë gjëra tjera”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Milani, Igori, Albini, Mimoza e gjithë Qeveria Kurti le të komunikojnë për ta sjellë Radojçiqin para drejtësisë, por jo mbi interesat e Republikës së Kosovës, sepse populli nuk do ta falë këtë. Keni mashtruar e ndërtuar tradhtarë fiktivë për të ardhur në pushtet dhe për ta dëshmuar që jeni vetë ‘Esat Pasha’. Dorëheqje. Jeni turpi i këtij vendi!”, ka shkruar tutje Krasniqi në Facebook.
‘Alo zemlajk’: Publikohet një pjesë e bisedës në mes të Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit
Më 3 qershor është publikuar biseda e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kusari-Lila dhe kriminelit serb, Milan Radoiçiq.
Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.
“Kolege, kemi ardhur te Milani, dëgjohu me të”, i thotë Simiq deputetes së LVV-së.
“Në rregull”, ia kthen Kusari-Lila.
“Alo, (vendase) zemlajke, a po nihemi?”, e pyet Milan Radoiçiqi.
“Po, po të dëgjoj”, ia kthen Kusari-Lila.
Radoiçiq: “Qysh je? Qysh po kalon?
Kusari-Lila: “Qe, qe në Kuvend i kam pasur disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi”.
Për këtë sekuencë, e cila – nuk dihet se cka është folur këtu e tutje, gazetari Berat Buzhala i ka dërguar pyetje znj.Mimoza Kusari-Lila, për t’ia konfirmuar bisedën e zhvilluar në qershor të vitit 2022.
Biseda është zhvilluar në kohën kur Millan Radojçiq veçse pati hyrë në Listën e Zezë.
Siç ka raportuar Nacionale, Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe.
Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati lëshuar interfonin pa paralajmërim.















