Biseda telefonike Kurti – Sullivan, Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e forcave serbe në kufi me Kosovën

Shtëpia e Bardhë ka dhënë detaje lidhur me bisedën telefonike që ka zhvilluar mbrëmë Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Ilustrim

Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi ka dhënë më shumë detaje lidhur me bisedën telefonike që ka zhvilluar mbrëmë Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë njoftim thuhet se Sullivan ka përcjellur ngushëllimet për humbjen e rreshterit policor, Afrim Bunjaku i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të ndodhura më 24 shtator. Po ashtu, ai ka shprehur shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

“Ai vuri në dukje vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët tanë për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dje ka biseduar me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të presidentit Biden, Jake Sullivan.

Lexo dhe: Kurti flet me Sullivan: Kërkova ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti ka falendëruar ShBA-të për mbështetjen e tyre rreth sigurisë kufitare të Kosovës, njëashtu ka kërkuar ndihmë më të madhe kundër planeve “luftarake” të Serbisë.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika