Biskota “Macarons”

Ëmbëlsirë të cilat cilësohen si franceze,kanë një mënyrë shumë të leht të përgaditjes si dhe janë shumë të shijshme dhe të mahnitshme në shije.

Biskotat Macarons të lehta dhe të mahnitshme me shijen e tyre

Është një ndër ato ëmbëlsira për të cilat sa herë që mendon ndjen diçka ndryshe; të krijojnë një ndjesi delikatese të paketuara bukur për dhuratë, por fare mirë mund t’ua mbushësh duart fëmijëve me to dhe t’i shikosh teksa përlyhen me kremin e çokollatës. Janë sa të buta, aq dhe krokante.

Nga njëra anë ngjyrat i bëjnë të duken si një tufë lulesh në pranverë, nga ana tjetër zbukurojnë pjatën e çajit në një mëngjes dimri. E pra, nëse thua macaron, i ke thënë të gjitha…

Pavarësisht se cilësohet si një ëmbëlsirë tipike franceze, ka shumë debate në lidhje me origjinën e macaron-it. Pretendohet se emri vetë vjen nga italishtja, “maccarone”, që do të thotë “brum delikat” dhe për herë të parë u shfaq në Francë rreth vitit 1533.

Adhuruesit e ëmbëlsirave tanimë kanë një recetë me shije që do të ju bëjë për vete. Bëhet fjalë për Biskotat “Macarons”, që përgatiten lehtë dhe ju mahnitin me shijen e rrallë.

Biskota “Macarons” të shijshme dhe shumë të ëmbëla

Përbërësit:

3 të bardha vezësh

50 g sheqer

280 g sheqer pluhur

100 g miell bajame

3 pika për ngjyrosjen e ushqimit të kuq

225 g krem djathi

2 lugë qumësht

reçel lulushtrydhe

Në një tas rrihni të bardhën e vezëve derisa të bëhet pastë. Shtoni ngadalë sheqerin dhe përzijeni deri sa të shkrihet.Shtoni në tas sheqer pluhur dhe miell bajamesh.

Përzijeni deri sa të krijohet një brumë i butë dhe ndajeni në dy enë.Në njërën enë shtoni pak ngjyrues dhe jepini ngjyrë rozë.

Më pas të dyja enët e brumit hidhini në qese plastike dhe hapni pjesën e fundit që t’i përzjeni bashkë për të krijuar efekt dyngjyrësh.

Lëreni brumin të pushojë për 1 orë.

Pasi t’i keni përzjerë merrni një tepsi dhe hidhini me rrumbullakë të vegjël që t’i piqni.Ngroheni furrën në 140 ºC lërini biskotat të piqen për 10-15 minuta deri sa të jenë rritur.

Pastaj nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen për 10 minuta.Më pas në një enë hidhni pak krem djathi, sheqer pluhur dhe qumësht. Përzijini deri sa të krijohet një krem.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika