Bislimi: BE konstaton shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka konstatuar shkelje të të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Në një postim në Facebook, Bislimi ka theksuar se raporti i sivjetmë i Komisionit Evropian për Serbinë tregon se Beogradi vazhdon të dështojë në respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, përfshirë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Në raport theksohet se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave. Siç kemi denoncuar gjatë mandatit tonë, po dëshmohet se këto praktika përbëjnë artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative. Ky pasivizim i cili është duke u bërë për vite me radhë, është shumë e rëndësishme që më në fund BE ka pranuar që ta reflektojë dhe bëjë pjesë të vlerësimeve përfundimtare të raportit zyrtar të Komisionit Evropian, duke vendosur theks në kontrollimin e procedurave të pasivizimit”, thuhet në postimin e tij.

Ai ka shtuar se raporti gjithashtu evidenton se raportimi në televizionet publike në gjuhët amtare të minoriteteve është i pamjaftueshëm, ndërsa retorika urryese ndaj minoriteteve nga politikanët dhe mediat në Serbi vazhdon.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika