Bislimi: Dakordimi për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë do të bazohet në marrëveshjen e Brukselit

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova ёshtё shumё afёr finalizimit tё dakordimit pёr nisjen e zbatimit tё udhërrëfyesit tё energjish, qё synon vendosjen nё binarё tё problematikёs sё furnizimit dhe pagesёs sё energjisё nё katër komunat nё veri tё vendit

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se dakordimi për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, do të bazohet në marrëveshjen e Brukselit.

Ai ka deklaruar se Kosova është afër finalizimit të dakordimit për nisjen e zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë, që synon vendosjen në binarë të problematikës së furnizimit dhe pagesës së energjisë në katër komunat e veriut të vendit.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bislmi ka deklaruar se “ky është njё problem qё ёshtё krijuar, mirёmbajtur dhe trashëguar tutje nga tё gjitha qeveritё e deritanishme”.

“Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015. Nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs”, ka shkruar ai.

Sipas tij, takimi mes KEDS-it dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll me nëntë qershor, ka patur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara nё vitin 2015, vendosja e matёsve tё energjisё, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi, dhe kёtё obligim e ka pёrmbushur.

Ai ka thënë se nuk do ketё asnjё operator shtesё pёrveç Elektroseverit dhe asnjё shёrbim shtesё nё fushёn e distribucionit, pёrtej katër shёrbimeve të cekura më lart, tё dakorduara nё vitin 2015 dhe pёrtej katër komunave nё veri tё Republikёs Kosovёs.

“Ditët në vijim janë kritike për finalizimin e dakordimit për nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, me ç’rast mund të ketë fushata dezinformimi që qëllim kanë dëmtimin e procesit dhe mirëmbajtjen e problemit. Andaj, i ftoj të gjithë që të jemi edhe më të kujdesshëm në pranimin dhe shpërndarjen e informatave të pakonfirmuara. Për çdo zhvillim zyrtar, do t‘iu mbajmë të informuar”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika