Bislimi deklarohet pas marrëveshjes, Kurti dhe Vuçiq pritet të ftohen nga Borrell

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Bislimi ka thënë se marrëveshja e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave nënkupton pushimin e regjistrimit dhe riregjistrimit të veturave me targa KM nga Serbia dhe njëherit, pushimin e gjobave nga ana e Kosovës. Krahas kësaj, ai ka thënë se pritet që kryediplomati Borrell të ftojë dy liderët që të fillojnë bisedat intenzive rreth propozimit të tij





Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë do të hap dyert e bisedave intensive të dy palëve për pranin e propozuar nga Bashkimi Evropian.

Në një prononcim për RTK nga Brukseli, Bislimi ka thënë një marrëveshje e tillë nënkupton  pushimin e regjistrimin dhe riregjistrimin e veturave me targa KM nga Serbia.

“Pas disa orësh bisedime, arritëm në një marrëveshje e cila tani hap të gjitha dyert që të fillojmë me biseda intensive rreth planit të propozuar nga BE dhe me mbështetje të Gjermanisë e Francës”, ka deklaruar Bislimi gjersa ka theksuar se “kjo nënkupton që Serbia do të ndalojë regjistrimin dhe riregjistrimin e veturave” gjersa Kosova do të ndalojë së dhëni gjoba.

Krahas kësaj, Bislimi ka thënë se kryediplomati Borrell do t’i ftojë shumë shpejt dy liderët që të fillojnë bisedat intenzive rreth propozimit të tij.

Kjo e fundit është konfirmuar edhe nga një video e publikuar nga Borrell.

“Unë do të ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm në kuadër të propozimit, me qëllim paraqitjen e rezultateve nga Grupi Special për normalizim me Kosovën dhe përditësim në Kapitullin 35 për Serbinë. Në rast pengimi nga secila Palë, Lehtësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin. Unë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak, do vazhdojmë të lehtësojnë procesin e normalizimit të marrëdhëniet dhe të informojmë Shtetet Anëtare të BE-së dhe partnerët rregullisht për progresin e arritur nga palët”, ka deklaruar Borrell.

Kryediplomati evropian, Josep Borell ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave.

Më herët të mërkurën filloi takimi trepalësh në mes Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, takim ky nga i cili u arrit marrëveshje.

“Ne kemi nje marrëveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e #Kosovës dhe #Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar Borrell.

Borrell ka bërë të ditur se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Të hënën e 21 nëntorit, në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar tri takime trilaterale dhe tri takime bilaterale përgjatë tetë orëve me presidentin e Serbisë në ndërmjetësimin apo lehtësimin e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell dhe emisarin special për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Nga takimi në Bruksel nuk pati asnjë marrëveshje. Më vonë në po të njëjtën ditë, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.

Më herët të mërkurën, përkatësisht të mërkurën e 23 nëntorit, filloi takimi trepalësh në mes Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, takim ky nga i cili u arrit marrëveshje.

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për çështjen e targave





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika