Bislimi: Diskriminimi i shqiptarëve është përhapur në mënyrë alarmante në Serbi

"Diskriminimi i minoritetit shqiptar është përhapur në mënyrë alarmante në institucionet shëndetësore të Serbisë"

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislmi, ka thënë se diskriminimi i shqiptarëve në Serbi është përhapur në mënyrë alarmante në institucionet shëndetësore të Serbisë.

Përmes një shkrimi në platformën X (ish-Twitter), Bislmi ka thënë se nga 1316 punonjës në spitalin rajonal në rrethin e Vrajnës, asnjë nuk është shqiptarë, pavarësisht se 30 për qind e popullsisë që marrin shërbime në këtë spital janë shqiptarë.

“Diskriminimi i minoritetit shqiptar është përhapur në mënyrë alarmante në institucionet shëndetësore të Serbisë. Nga 1316 punonjës në spitalin rajonal në rrethin e Vranjës, asnjë nuk është shqiptar, pavarësisht se 30% e popullsisë që merr shërbime shëndetësore është shqiptare”, ka shkruar Bislimi.

Më tej ai ka thënë se në Institutin e Shëndetit Publik në Vranjë, gjithashtu, nuk punon asnjë shqiptar. “Ende në kërkim të pakicës më të shtypur në Evropë”, ka pyetur për fund Bislimi.

Rreth 18 persona punojnë në Institutin e Shëndetit Publik në Vranjë, por asnjë nuk është shqiptar. Në Medvegjë nuk ka asnjë punonjës shqiptar nga 68 në qendrën shëndetësore. Për pakicën shqiptare në Serbi, kjo është normalitet për më shumë se një dekadë”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika