Bislimi: Duhet reagim më vendimtar nga BE-ja për qasjen destruktive të Serbisë

"Në 2024, duhet reagim më vendimtar edhe nga ana e BE-së në dënimin e agresionit në Banjskë, qasjes shkallë-shkallë gjithnjë më eskaluese të Serbisë dhe mungesën e konstruktivitetit nga ana e tyre në dialog"

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian reagim edhe më vendimtar për qasjen destruktive të Serbisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, BiSlimi ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë e kujdesshme dhe vigjilente, duke theksuar se qasja e Serbisë gjatë vitit 2023 u bë edhe me agresive.

“Qasja e fqinjit tonë verior, u bë dhe më agresive këtë vit, kur zhvilluan fushata të frikësimit ndaj qytetarëve për bojkotimin e zgjedhjeve të prillit, sulmuan institucionet tona në veri, KFOR-in dhe gazetarët përmes grupimeve kriminale, rrëmbyen tre zyrtarë tanë policor brenda territorit të Republikës sonë dhe organizuan një akt agresioni e ushtarak, me qëllim aneksimin e veriut e destabilizimin e rajonit ku vranë dhe rreshterin e heroin Afrim Bunjaku”.

“Kemi Marrëveshjen Bazike të Brukselit e Aneksin e Zbatimit të Ohrit, të cilën Serbia refuzon në vazhdimësi ta nënshkruajë. E përveçse verbalisht, tashmë refuzimin e kemi edhe në të shkruar e si qëndrim zyrtar, përmes letrës së kryeministres Brnabiq gjatë këtij muaji. Serbia insistoi në mosnjohjen e shtetit tonë, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, e ku shtoi dhe një element më të rrezikshëm, mosnjohjen e sovranitet e integritetit territorial, theksuar nga Vuçiç me 26 tetor pas takimeve të Brukselit e poashtu dhe në letrën e Brnabiq. Në 2024, duhet reagim më vendimtar edhe nga ana e BE-së në dënimin e agresionit në Banjskë, qasjes shkallë-shkallë gjithnjë më eskaluese të Serbisë dhe mungesën e konstruktivitetit nga ana e tyre në dialog.

Kosova do të vazhdojë të jetë e kujdesshme dhe vigjilente, gjithmonë e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër, e zbatimin e marrëveshjeve reciprokisht, në mënyrë të drejtë, të balancuar e të barabartë”, ka shkruar Bsilimi.

Sipas tij, tarat dhe energjia kanë qenë dy çështjet që shkruar drejt epilogut.

“Targat dhe energjia ishin dy nga çështjet që u adresuan dhe ecën drejt epilogut, pas këmbënguljes në qëndrimet tona parimore e të drejta. Pas më shumë se 20 vitesh rryma do të paguhet në veri, e pas më shumë se 10 vitesh Serbia njoftoi se do t’i njohë targat RKS”, ka Bislimi.

Bislimi ka shkruar edhe për liberalizmin e vizave, duke thënë se kjo është një nga të arrituar e Qeverisë.

“Arritëm të zhbllokojmë procesin e liberalizimit të vizave e tashmë pak orë na ndajnë nga fundi i regjimit të vizave. Zhvilluam edhe fushatën informuese, për të pajisur të gjithë qytetarët me informatat e nevojshme për udhëtime pa viza”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika