Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka cilësuar si të dështuar takimin në Bruksel për dinarin, duke thënë se pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje. Ai gjithashtu ka theksuar se nuk pret takime të tjera për këtë temë dhe se ndërmjetësuesi i bisedimeve, Mirosllav Lajçak, nuk do t’i ftojë më palët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e cilësoi si të dështuar takimin në Bruksel për dinarin, duke thënë se pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje.

Duke folur për gazetarët pas negociatave disaorëshe, Bislimi ka deklaruar se nuk pret takime të tjera për këtë temë.

Sipas tij, ndërmjetësuesi i bisedimeve, Mirosllav Lajçak, nuk do t’i ftojë më palët, përveç nëse ato do të tregoheshin konstruktive.

“Në komentet tona, ne kemi parë se në cilat pika mund të bëjmë kompromise për propozimin e Lajçakut. Te komentet e palës serbe kemi parë tendencë që në shumë pika të largohen nga ai. Kjo e dëshmon atë që e kemi thënë shumë herë më parë: për Serbinë kjo çështje nuk përbën kurrfarë urgjence, primare për të është të mos lejojë zgjidhje për këtë çështje”, ka deklaruar Bislimi për gazetarë pas takimit, raporton REL.

Negociatori serb, Petar Petkoviq, tha se pala serbe doli me “gjashtë propozime të reja konstruktive”, por se “Prishtina i refuzoi të gjitha”.

“Ne nuk e kemi mbyllur derën për bisedime, sepse duam të gjejmë një zgjidhje”, ka deklaruar Petkoviq.

Petkoviq nuk dha detaje se çfarë përmbajnë propozimet e palës serbe.

Në Bruksel është zhvilluar takimi trepalësh në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Rundi i ri i bisedimeve është edhe një përpjekje që palët të gjejnë zgjidhje për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Më 1 shkurt, në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave.

Takimi i 15 majit është takimi i shtatë në nivel të kryenegociatorëve për çështjen e dinarit serb, pasi në gjashtë takimet paraprake ata nuk arritën pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi.

Një ditë më herët, ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u shpreh se pret që palët të jenë të gatshme për gjetjen e një zgjidhjeje praktike.

Diskutimet për dinarin vazhdojnë edhe pas katër orësh të takimit trepalësh në Bruksel

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika