Bislimi e Petkoviq të enjten në Bruksel – Lajçak shpreson se do ketë zgjidhje për dinarin

Lajçak tha se në përgjithsi takimi për dinarin në mes të Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit ishte i dobishëm, derisa theksoi se palët i kanë dhënë tashmë qëndrimet e tyre

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi (në të djathtë) dhe Petar Petkoviq (në të majtë) dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi (në mes)

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak derisa ka uruar festën e Pashkëve, ka folur edhe për takimet e javës së kaluar me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.

Ai tha se në përgjithsi takimi për dinarin në mes të Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit ishte i dobishëm, derisa theksoi se palët i kanë dhënë tashmë qëndrimet e tyre.

“Java para pushimit të Pashkëve ka qenë një javë e shkurtër edhe pse intensive. Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkovic, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre.”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Ai u shpreh se në takimin e së enjtes shpreson se do të gjendet një lloj zgjidhjeje për dinarin.

“Në fund konkluduam se do të nevojitet një takim tjetër .Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë diferencën e mbetur të enjten”, ka thënë ai.

Nga 1 shtatori, Miroslav Lajçak mund të mos jetë më pjesë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

I dërguari i posaçëm Bashkimit Evropian, sipas Radio Evropës së Lirë, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.

Megjithatë ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun.

Diplomati sllovak këtë post e kishte pranuar para katër vitesh, ndërkaq mandati zyrtarisht i përfundon në fund të gushtit.

Sipas këtij raportimi, për postin e përfaqësuesit të posaçëm për dialogun do të vendoset pas rotacionit të një numri të madh të ambasadorëve të BE-së nëpër botë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika