Bislimi: Elektroseveri s’përmbushi pikat e nënshkrimit të marrëveshjes për energji, faj ka edhe BE-ja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka fajësuar kompaninë “Elektrosever” dhe Bashkimin Evropian për moszbatim të marrëveshjes për energjinë.

Kjo marrëveshje ishte arritur në qershor të vitit të shkuar mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e faturimit të rrymës në komunat veriore të Kosovës.

“Udhërrëfyesi i energjisë ka paraparë që gjendja me energji të normalizohet deri në tetor për normalizim të situatës është dashur të zbatohen disa veprime nga një pjesë e madhe e pjesëmarrësve. E vetmja palë që në plotni ka mbushur obligimet e saj është Qeveria e Kosovës që ka licensuar Elektroseverin dhe ka pajisur me kodin e identifikimit për energji, po ashtu janë nënshkruar marrëveshjet midis KOST dhe Elektroseverit”.

“Ato pika që kanë mbetur të papërmbushura janë dërgimi i të dhënave të plota të konsumatorëve që është dashur të kryhen nga Elektroseveri brenda një afati 7-ditor, por që nuk ka ndodhur as deri sot dhe nuk është përmbushur as pika e nënshkrimit të marrëveshjes apo kontratës, apo marrëveshjes midis KEDS dhe Elektroseverin, as pika 5 e marrëveshjes nuk është përmbushur”.

Ai ka theksuar se arsyeja pse nuk është finalizuar kjo marrëveshje qëndron në rezistencën e kompanisë “Elektrosever”, që të nënshkruajë marrëveshjen sipas udhërrëfyesit.

“Ata insistojnë në respektimin e një marrëveshje tjetër gjoja që e kanë arritur me KEDS në Stamboll, që nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen në Bruksel. Nuk janë përmbushur obligimet e BE-së. Një pjesë të madhe të fajit për moszbatimin e marrëveshjes e ka vetë Brukseli apo ndërmjetësuesit në Bruksel, që jo vetëm e kanë lejuar takimin në Stamboll, por që po ashtu kanë dërguar sinjale të gabueshme te Elektroseveri përmes interpretimeve të neneve të gabueshme”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika