Bislimi: Është koha që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bensnik Bislimi, ka thënë se problematikat serioze si shpopullimi, garantimi i të drejtave për shqiptarët, regjistrimi i popullsisë, njohja e diplomave, mungesa e investimeve nga institucionet, tashmë duhet të trajtohen gjerësisht

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, pas vizitës së tij në Luginën e Preshevës ka thënë se ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ndonëse është shprehur i lumtur për shpërndarjen e teksteve mësimore për nxënësit e shkollave fillore në fshatrat Tërnoc të Madh dhe Raincë, Bislimi e ngriti edhe një shqetësim.

“Vizitë e rëndësishme gjatë ditës së sotme në Luginën e Preshevës. Së bashku me ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, takuam liderë politik të Preshevës dhe Bujanocit dhe shpërndamë tekstet mësimore për nxënësit e shkollave fillore, në fshatrat Tërnoc të Madh dhe Raincë”.

“Katër mijë e 10 nxënës përfituan tekstet falas për mësimin në gjuhën shqipe në të gjitha klasat fillore. Jemi të gëzuar për mbulimin e kësaj kostoje por njëkohësisht edhe të brengosur që kemi ndarë libra për kaq pak nxënës duke ditur që deri para pak viteve në Luginën e Preshevës fillonin shkollat më shumë se 13 mijë”, shkroi ai.

Ai ka potencuar se problematikat serioze si shpopullimi, garantimi i të drejtave për shqiptarët, regjistrimi i popullsisë, njohja e diplomave, mungesa e investimeve nga institucionet, tashmë duhet të trajtohen gjerësisht.

“Për ne si Qeveri është me rëndësi garantimi i simetrisë dhe barazisë në të drejta mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serb në Kosovë”, shtoi ai.

Në kuadër të vizitës së tij, Bislimi është takuar edhe me deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kamberi, pas takimit me delegacionin e Kosovës kërkon që çështja e Luginës të zgjidhet me marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Urojmë që në këtë pjesë Qeveria e Kosovës të jetë më shumë prezente dhe kërkojmë që çështja e Luginës së Preshevës të zgjidhet në marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Bislimin dhe ministren Nagavci.

Bislimi viziton Preshevën: Do t’i rrisim fondet për Luginën

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika