Bislimi: Janë pesë siguresa që tregojnë se vetëmenaxhimi nuk është “Zajednicë”

“Për mua janë pesë siguresa të mjaftueshme që ky lloj i vetëmenaxhimit nuk ka asgjë nga ajo që ne e kemi quajtur ‘Zajednicë’”, kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme e Diasporë ka thënë se ka një pajtim të plotë në Bruksel që do të jenë pesë kritere, përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti i statutit që propozohet nga ekipi menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“E para, a parasheh ky draft një shtresë të re të qeverisjes, e nëse e parasheh nuk konsiderohet i pranueshëm për diskutim të mëtejmë. E dyta, a parasheh të drejta kolektive, nëse po, e merr epitetin e një drafti të papranueshëm”, ka thënë Bislimi.

Bislimi përmendi gjithashtu edhe tri kriteret e tjera.

“Në ç’masë është [drafti i statutin] në harmoni në marrëveshjet e 2013 dhe 2015 [për Asociacionin]”. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 [për Asociacionin]. Si dhe, në ç’masë është në harmoni me letrën që [ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federica] Mogherini, i ka dërguar Qeverisë se çfarë kompetenca mund të ketë Asociacioni”, ka vijuar ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka theksuar se këto “janë pesë siguresa të mjaftueshme që tregon se ky mekanizëm apo ky lloj i vetëmenaxhimit nuk ka asgjë nga ajo që ne e kemi quajtur Zajednica [Asociacioni]”.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, pranuan Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit evropian, ndërsa më 18 mars në Ohër u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj.

Aty parashihet edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika