Bislimi kritikon Gjykatën Kushtetuese: I mungon kompetenca e kredibiliteti

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka kritikuar ashpër Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë për “Radio Gorazhdecin”, ai ka thënë se kjo Kushtetuesja në Kosovë ka prodhuar “dokumente kontroverse” dhe se gjykatësve “u mungon kompetenca dhe kredibiliteti”.

Bislimi këtë deklaratë e dha pasi u pyet në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit.

“Gjykata jonë Kushtetuese njihet për prodhim të dokumenteve kontroverse në vendime dhe këtë e shohim në baza ditore, sepse ne besojmë se atyre u mungon kompetenca dhe kredibiliteti, dhe ky nuk është i vetmi vendim i Gjykatës që nuk ka mundur të zbatohet në të kaluarën, për shembull, Gjykata ka prodhuar një dokument tjetër, një vendim tjetër, që pak a shumë njeh kërkesën e punëtorëve të një kompanie të privatizuar në Ferizaj në vlerë prej 22 milionë euro, ndërsa në të njëjtën kohë, ligji thotë se nuk mund të kompensohen punëtorët më shumë se 80% për qind të vlerës së shitur të firmës, që ka qenë 5 milionë”, u shpreh zëvendëskryeministri.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika